Integrimi në BE, Rutte: Shqipëria ka bërë shumë përparim

Kryeministri holandez, Mark Rutte gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë shumë përpara në reforma sa i përket integrimit në BE.

Më tej ai u shpreh se, ka ardhur koha për të qenë të drejtë e për të ecur përpara.

“Ju dhe unë kemi ndërtuar një miqësi gjatë ditëve, por është më mirë të mos debatojmë por të punojmë bashkë. Jam i gëzuar që kemi hedhur hapin e parë për në Be për të nisur konferencën. Do vizitoj dhe Maqedoninë, duhet të jemi rigorozë dhe të drejtë dhe ju keni bërë kaq shumë përparim. Duhet të fillojmë zyrtarisht këto negociata për të qenë të drejtë. Të ketë diçka gjatë rrugës që do ecim përpara, jam i lumtur për faktin që të 2 vendet po zhvillojnë një lidhje të thellë, me eksporte… Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Këto kompani po punojnë të bëjnë më shumë biznes në këto vende.

Ju vetë duke qenë artistë dhe ndiheni shumë mirë jo vetëm si kryeministër por edhe si  artist. Le të vazhdojmë të punojnë kështu të takohemi ta ndërtojmë këtë miqësi, ta bëjmë shumë praktike, ne të jemi praktikë. Jam i lumtur që jam këtu dhe ka kaluar shumë kohë, por pas 4 zgjedhjeve ja ku jam”, tha Rutte./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 13:22