INSTAT: Stopon rritja ekonomike

Nga të dhënat e fundit të INSTAT ka rezultuar se rritja ekonomike në Shqipëri është frenuar.

Bëhet fjalë për periudhën Korrik-Shtator, ku nga të dhënat zyrtare të INSTAT rezulton se niveli i rritjes ekonomike në këtë tremujor rezulton 6.99 % duke u ngadalësuar me 3 mujorin e dytë ku rritja ekonomike shënoi nivelin 17.89%.

Duket se sektori i turizmit nuk ka dhënë efektin e  pritshëm në rritjen ekonomike gjatë tre mujorit të 3-të të këtij viti.

Ndërkohë si 9 mujor ekonomia e vendit pësoi një rritje me 10.37% nga -5.87% që ishte gjatë vitit të pandemisë.

Kontributin kryesor e ka  dhënë sektori  i tregtisë, transportit dhe shërbimi ushqimor./albeu.com/