Indeksi i paqes: Maqedonia e 40-ta, Islanda vendi më i sigurt në botë

Islanda është vendi më i sigurt e më i qetë në botë për vitin 2020 – tregojnë të dhënat e hulumtimit të „Global Peace Index“, pozitë këtë që e mban nga viti 2008. Pas Islandës renditen Zelanda e Re, Danimarka, Portugalia dhe Sllovenia.

Paqa globale është përkeqësuar tashmë nëntë vite me radhë. Këtë vit për 0.07%.
Afganistani ende konsiderohet shteti më i pasigurt në botë.

Në raportin e sivjetshëm, tetë nga dhjetë vendet më të sigurta në botë janë të Evropës, që e bëjnë kontinentin e vjetër rajonin më të sigurt në botë.

RMV-ja renditet në vendin e 40-të.

Nga vendet e rajonit, Kroacia është e ranguar në vendin e 17-të, Serbia në vendin e 44-të, Shqipëria e 48-ta, Mali i Zi në vendin e 51-të, derisa Kosova në atë të 80-të.

Global Peace Index“ i vlerëson vendet në bazë të tri aspekteve; siguria sociale, kon*fliktet vendore e ndërkombëtare dhe nivelet e militarizimit.


Shtuar 7.09.2021 08:49