Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës pasi ka fotografuar votën.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane” ku komisionerët menjëherë kanë njoftuar policinë.
Ende nuk është identifikuar qytetari, i cili tentoi të fotografonte votën, ndërsa pritet njoftimi i policisë.
Ky është inciodenti i katërt që ka ndodhur në të gjithë vendin. Tre të parat u shënuan një në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Korçë.