Inceneratori i Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste

UPDATE – Prokuroria e Posaçme ka firmosur 15 urdhër arreste, për persona të implikuar në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Raportohet se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.

Mes tyre është edhe Taulant Tushe, drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Deri tani mësohet se SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Afera e inceneratorëve ka çuar pas hekurave ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka si dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.


Shtuar 8.12.2023 20:17