Inceneratori dhe dosja “5D”, opozita rikthehet në protestë para Bashkisë Tiranë

Opozita do të mbaj sërish protestë ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, ku do të kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja “5D”, ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh.
Qytetarët kërkojnë me ngulm që Veliaj të vihet para drejtësisë. Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa janë thelluar hetimet për drejtorët e tij. Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.


Shtuar 8.11.2024 10:52

Tags: ,