Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë inaguruar mëngjesin e sotëm kopshtin e ri Zoologjik në Tiranë.
Rama u shpreh se kopshti zoologjjik në Tiranë është një nga hapësirat në moderne në Rajon, një hapësire e rilindur, që do të shërbejë si vend argëtimi dhe edukimi.
Kryeministri gjithashtu theksoi se do të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, për të sjellë shkollat nga i gjithë vendi, për të eksploruar botën e kafshëve.
“Jemi sot në këtë Zoo Park të Tiranë, një hapësirë fantastike. Një mjedis i rilindur tërësisht dhe i pakrahasueshëm nga çfarë ishte më parë. Një kopsht Zoologjik me hapësira fantastike, për kafshët, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit. Është një hapësirë mësimi dhe edukimi me botën e kafshëve. Kopshtet zoologjike nuk janë në çdo qytet. Ne së bashku me Ministrinë e Arsimit edhe ekskursione në shkolla të tjera të vendit për të ardhur në këtë kopsht. Dua të falënderoj të gjithë ata që punuan. Më vjen mirë që njësoj si stadium edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit duke ua lehtësuar shumë prindërve rrugën për të ardhur deri këtu”, tha Rama. /albeu.com