Imerej i përgjigjet Bashës: Akuzat sulm personal për shkak të dosjeve

Pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, kjo e fundit i konsideron si sulme personale.

Në një përgjigje për News 24, Imeraj thekson se Basha ka dosje në Prokurorinë e Tiranës.

Në një mesazh të lexuar nga drejtuesi i emisionit, Imeraj thotë se çështja mes saj dhe Bashës është personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”- shkruan kryeprokurorja e Tiranës.


Shtuar 8.04.2021 23:28

Tags: ,