“Imagjino sikur Messi nënshkruan kontratë me Tiranën”, Basha vjen me premtime të tjera për zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një tjetër spot të fushatës elektorale.

Edhe këtë herë, ai ka shpalosur disa nga premtimet e tij ku mund të theksojmë integrimin në Bashkimin Europian dhe shumë vende pune.

“Mbylli sytë dhe imagjino! Imagjino sikur Shqipëria fiton kupën e botës. Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në 2-vjetorin e vajzës tënde. Imagjino Messin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Ronaldo me Partizanin. Ej, ndal! Disa gjera janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur! Krijimi i vendeve të punës ëshë i mundur, futja në BE është e mundur. Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshimin në 25 prill.”, -thuhet në spotin e Bashës.


Shtuar 28.03.2021 15:36