Ilir Meta: Qeveria po tallet me pensionistët, nga 1 nëntori do të rritet çmimit i bukës

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet i indinjuar lidhur me rritjen e pensioneve.

Sipas tij, indeksimi me 4.1% të pensioneve dhe rritja çmimit të bukës është një tallje nga ana e qeverisë.

Gjithashtu, Meta thekson se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve”.

Meta ka shpalosur në 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë, ku ndër to është dyfishimi i pensioneve.

“Dyfishimi i pensioneve është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë. Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse”.


Shtuar 29.09.2024 10:58