Ilir Meta: Kam marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në, sepse jam i vërtetë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-në. Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” është ndalur te raportet me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Marrëdhëniet e mia kanë qenë dhe janë të shkëlqyera me SHBA sepse kam qenë i vërtetë dhe koha ka treguar drejtësinë e koherencës sime”, deklaroi Meta.

Nga ana tjetër, kreu i PL-së ka ironizuar marrëdhëniet e ambasadores Kim me kryeministrin Rama.

“Demokracia dhe liria në radhë të parë na takon ne dhe duhet t’i zhvillojmë vetë.

Një popull dhe komb i pjekur s’i kërkon përgjegjësitë te të tjerët. Demokracia është e jona, Kushtetuta është e jona dhe duhet t’i dalim për zot vetë që meritojmë të ecim në rrugën e qytetërimit dhe autokracisë”, është shprehur Meta.


Shtuar 27.12.2022 12:49