Ikin dritat gjatë ceremonisë martesore, motrat indiane “ngatërrojnë” dhëndrat

Një ngjarje e çuditshme raportohet të ketë ndodhur në Indi, ku dy motra raportohet se kanë ngatërruar dhëndrat e tyre gjatë një martese të dyfishtë në Indi.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja britanike Metro, e cila shkruante se Nikita duhet të martohej me një burrë të quajtur Bhola, kurse motra e saj Karishma duhet të martohej me Ganesh.

Të lidhura

None found

Shumë miq e familjarë ishin mbledhur për ceremoninë e mbrëmjes në fshatin Aslana në shtetin indian të Madhya Pradesh.

Por ceremonia u zhyt në errësirë prej një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike.

Gjatë kaosit që vijoi, palët në martesë dhe të ftuarit silleshin rrotull në errësirën që kishte mbuluar ndërtesën.

Kur u bë e qartë se energjia elektrike nuk do të rikthehej së shpejti, prifti vendosi të vijonte procedurën për të mbyllur ‘ditën e tij të punës’.

Por pa e ditur Nikita e Karishma kishin ndërruar karriget. Vajzat ishin veshur me fustanet e ngjashme të kuqe dhe vellot e luleve i errësonin fytyrën

E përditshmja britanike Independent raportonte: “Disa rituale të para-martesës u kryen prej tyre me partnerin e gabuar dhe familjarët e kuptuan gabimin”.

Dora e njërës nuse iu dha dhëndrit të gabuar prej errësirës. Ndërprerjet e energjisë po bëhen të zakonshme të fshatrat indiane.

Mediat vendase shtonin se ngatërresa nisi pasi babai i vajzave Rameshlal Railot, organizoi martesën madhore si për djalin ashtu dhe tre bijat e tij.

Railot e përshkruante ndërprerjen e energjisë si një ‘turpërim’ por shtoi i lehtësuar se gabimi i ishte kuptuar para çiftet e gabuara të këmbenin premtimet e martesës.

Nuk është e qartë nëse vajzat i njihnin burrat me të cilat po martoheshin, shkruanin mediat vendase.

Temperaturat e larta në Indi kanë shkaktuar një rritje të kërkesës për energji dhe disa kompani kanë ndërprerë energjinë si një reagim ndaj situatës.


grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet