Avokat Ngjela: Rama është trembur nga SPAK, ka informacione se mund të shkojnë para drejtësisë

Avokati Spartak Ngjela ka folur për deklaratat e Ramës dhe thirrjet e tij drejt SPAK për të hetuar Berishën e Metën.

Komentet Ngjela i ka bërë teksa ka folur përmes një lidhje “skype”, në një intervistë për Fax Neës.

Ngjela tha se të gjithë politikanët ishin të shqetësuar me hetimet që SPAK po bënte lidhur me pasuritë e tyre. Ndërsa sa i takon deklaratave të Ramës mbi denoncimin e kryebashkiakëve të PS në SPAK, Ngjela tha se kishte informacione nga agjenci të tjera.

Ngjela: Nuk është shteti i qeverisë, është shteti i gjykatës ky. Pra gjykata jonë ka qenë një gjë e pavlerë e korruptuar. Por ky sistem është sistemi i gjykatës nuk është i qeverisë. Kryeministri prezumohet i akuzuar në çdo çast në vendet e tregut të lirë. Në demokraci, çdo kryeministër prezumohet i akuzuar.

Pyetje: Është normale që kryeministri të bëjë deklarata të tilla lidhur me denoncimin e kryebashkiakëve të tij në SPAK?

Ngjela: Kryeministri mund të ketë informacione të tilla sepse janë vartësit e kësaj qeverie. Ka mundësi nuk e ka njoftuar SPAK-u por e kanë njoftuar agjenci të tjera.

Por edhe Rama duhet të shkojë në vetting, madje ish ministrat duhet të jenë të parët. Një nga një e të tërë do kalojnë nga ajo vërë. Pronat duhet t’i provojnë se i kanë blerë me paratë e tyre. Politiklanët janë të shqetësuar por nuk dinë të mbrohen. Unë them se çfarë thotë ligji. Këtë e kërkon ligji.


Shtuar 11.05.2022 17:15