James Rodriguez jep mendimin e tij se cili do të fitojë Champions League

James Rodriguez ka deklaruar se dëshiron që Liverpool të fitoj ndaj Real Madrid në finalen e Champions League.

Mesfushori luajti për “Los Blancos” midis 2014 dhe 2020, por ai tha se në vend të kësaj do të mbështeste Liverpoolin për mikun e tij Luis Diaz.

“Liverpool po luan shumë mirë dhe ata kanë ‘Luchito’ Diaz, dhe unë dua që Lucho të fitojë trofeun”, tha James në një intervistë për Twitch me Jaime Echenique.

Megjithatë, ai pranoi sfidën e madhe që do të paraqesë Real Madridi.

“Real Madridi është kaq i fortë në këto lloj ndeshjesh”, pranoi James.

“E kemi parë në çerekfinale dhe në gjysmëfinale”.

30-vjeçari vazhdoi të shprehte dashurinë e tij për Real Madridin dhe ish-shokët e tij të skuadrës.

“Do të jetë e vështirë,” vuri në dukje James.

“Kam ish-shokët e skuadrës në Real Madrid, e dua shumë klubin, ata kanë aq shumë histori në këto lloj ndeshjesh, por Liverpooli mund të luajë një ndeshje të shkëlqyer”./ h.ll/albeu.com