Idrizi kujton Haxhi Vehbi Dibrën: Figurë me kontribute historike!

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka kujtuar patriotin dhe atdhetarin, Haxhi Vehbi Dibra, në 84 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Idrizi shkruan në një postim në Facebook se Haxhi Vehbi Dibra ishte një figurë me kontribute historike jo vetëm për myslimanët, por për të gjithë kombin shqiptar, ndonëse historiografia shqiptare ka lënë në hije rolin e tij si vizionar për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të parë shqiptar. Haxhi Vehbi Dibra ishte promotor i lirisë dhe bashkëjetesës fetare mes shqiptarëve.

May be an image of 1 person and beard

 

Postimi i Idrizit: 

Në 24 mars 1937 ka ndërruar jetë një ndër figurat më të mëdha jo vetëm të komunitetit mysliman por edhe i kombit shqiptar, Haxhi Vehbi Dibra. Fatkeqësisht, historiografia komuniste është përpjekur që ta lërë në hije rolin historik që kanë luajtur shumë klerikë në të gjitha etapat e rëndësishme të kombit tonë.

Mes tyre spikat Vehbi Dibra i cili jo vetëm njihej si komentuesi me i mirë i Kuranit në Gjuhën Shqipe, por edhe i ka prirë popullit shqiptar duke marrë pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, si dhe në Kongresin e Dibrës në 1909, ku edhe u zgjodh Kryetar i kongresit.

Po ashtu ai ishtë një ndër firmëtarët e Pavarësisë dhe u zgjodh si kryetari i parë i Kuvendit Shqiptar. Ai i ka prirë krijimit të komunitetit të pavarur mysliman dhe në Kongresin e Parë Mysliman Shqiptar të mbajtur më 1923 u zgjodh në krye të komunitetit.

Deri në fund të jetës ai ka kontribuar jo vetëm si udhëheqës shpirtëror por edhe si promovues i patriotizmit dhe harmonisë ndërfetare brenda kombit tonë.

Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju mendoni se një figurë si Vehbi Dibra duhet ritrajtuar me respektin që meriton nga historiografia shqiptare.

Posted by Shpetim Idrizi on Wednesday, March 24, 2021

Shtuar 24.03.2021 06:03