I zhdukur pa gjurmë prej 13 ditësh, gjendet në Dajt trupi i pajetë i biznesmenit?

Policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku dhe një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i zhdukur prej 13 ditësh.

Janë zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Tiranë. Burimet e fundit bëjnë me dije se policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku në Dajt, Tiranë.

Pak ditë më parë është gjetur celulari pranë Shkollës së Bashkuar dhe policia është vënë në ndjekje të një makine ku dyshohet se lëvizin autorët e këtij rrëmbimi.

Ruzhdi Hoxha është i zhdukur pa asnjë gjurmë prej 13 ditësh, djali i tij deklaroi për mediat se babai i tij ishte konsumues i kokainës dhe kishte qënë në borxhe, por që tashmë i kishte larë i biri.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.11.2021 12:09