I zë korrenti ndërsa po peshkonte, shpëton për mrekulli peshkatari në Voskopojë

Një peshkatar në Voskopojë ka shpëtuar për mrekulli. Ai ka qenë duke peshkuar kur grepi i ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Nga ngjarja, peshkatari ka pësuar djegie në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike.

Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 12.09.2022 14:58