Pirro Çako është padyshim një ndër artistët që shqiptarët krenohen me të, artist i mirëfilltë dhe një ndër kantautorët të atij lloji që numërohen me gishtat e dorës në vendin tonë.
Pirro ja ka kushtuar të gjithë vëmendjen mediatike karrierës së tij duke lënë kurioz publikun dhe ndjekësit për jetën private dhe sentimentale, shkruan Albeu.com.
Por disa kohë më parë rrjetit nuk i shpëtoi lajmi se Pirro Çako është në romancë me një punonjëse të Gjykatës së Tiranës, 20 vite më e re se kantautori dhe gjithashtu qarkulloi dhe një foto e tij me bjonden bukuroshe.
Ajo ç’ka ka habitur ndjekësit është distancimi i tij nga rrjetet sociale (për të cilat kantautori nuk ka qenë kurrë fans) e për më tepër nga televizioni dhe ekrani po ja ndjen mungesën prezencës së tij.
Kujtojmë se shumë vite më parë Pirro Çako u divorcua nga sopranoja Inva Mula me të cilën ka dhe një djalë, Antony. /albeu.com/