I zbrazën kallashnikovin në trup për një kanal, kush është 50 vjeçari që u vra në Dibër

Xhetan Koneshi është emri i viktimës në Dibër.

Ai ëshë vrarë nga dy vëllezër, njëri prej të cilëve ëhstë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Ndërkohë që autorët janë Muhamet Mera 30-vjeç dhe Altin Mera 42-vjeç.

Policia ka arritur të arrestojë 30-vjeçarin ndërsa është vënë në kërkim të vëllait të tij. Policia njoftoi se dy vëllezërit pas një sherri me 50-vjeçarin e kanë qëlluar atë me kallashnikov. Ai është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se sherri ka nisur për një kanal që ndante pronat e tyre. Debati është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit dhe një prej vëllezërve Mera ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar Koneshën. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.04.2021 15:24