I vuri zjarrin burgut të Reçit ndërsa vuante dënimin, policia kap 22-vjeçarin e shpallur në kërkim

Polici ka vënë në pranga një 22-vjeçar  të shpallur në kërkim, pasi gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin për një vepër tjetër penale, në burgun e Reçit, në 22 mars 2020, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, ka shkatërruar me zjarr ambientet e dhomave të burgimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e burgut gjatë kryerjes së detyrës.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim V. S., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit  “Arrest  në burg” për veprat penale ‘’Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr’’ dhe “Rebelimi i të burgosurve’’.

Shtetasi V. S., gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin për një vepër tjetër penale, në burgun e Reçit, në 22 mars 2020, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, ka shkatërruar me zjarr ambientet e dhomave të burgimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e burgut gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.


Shtuar 16.12.2021 16:54