Durrësi është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një shpërthimi me tritol pranë biznesit të këngëtarit Noizy, ku për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.
Bëhet me dije se Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ndërsa ai është shprehur se ka probleme vetëm me Cllevio-n, me të cilin bëri sherr dy ditë më parë.
Policia ka sekuestruar pamjet ekamerave të sigurisë, teksa grupi hetimot bën me dije se autori është drejt indentifikimit.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.