I vranë fëmijët dhe gruan me raketa, babai palestinez: Bota e padrejtë duhet t’i shohë këto krime

Mahamed Hadidi, babai që iu vranë fëmijët dhe gruaja gjatë një sulmi ajror në Izrael në kampin e refugjatëve në Gaza, ka folur për AFP.

Nga sulmet, ka mbijetuar vetëm fëmija i tij, Omar, 5 muajsh. Ai tha se fëmijët ishin duke qëndruar me vëllain e tyre kur ndodhi sulmi.

Hadidi është shprehur se dëshiron që “bota e padrejtë t’i shoh këto krime”.

“Ata ishin të sigurt në shtëpinë e tyre, nuk mbanin armë, nuk qëlluan me raketa” tha ai për fëmijët e tij të cilët i vranë “veshur me rrobat e Fitër Bajramit”.

Në total, sulmi ajror vrau 10 vetë nga një familje e madhe, përfshirë 8 fëmijë, sipas zyrtarëve palestinezë në Gaza./albeu.com


Shtuar 15.05.2021 15:07