Një i ri është arrestuar nga policia pasi i ka grabitur makinën një qytetari në Astir dhe ia ka shitur për skrap.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ndalimi i shtetasit:
J. N., 23 vjeç, pasi gjatë natës në Astir, ka vjedhur mjetin tip “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.