I vodhën kartat bankare dhe para një personi, dy të arrestuar në Vlorë

Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi i vodhën me dhunë një personi në rrugë kartat bankare dhe para.

Saimir Driza, 49 vjeç, dhe Deljano Lushi, 36 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të vendit të quajtur “Tregu i Orizit”, i kanë zënë rrugën me automjet, shtetasit A. T., dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, një 100 mijë lekë të vjetra dhe disa karta bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e Deljano Lushit, shërbimet e Policisë gjetën disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me sendet e vjedhura dhe automjetin që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.04.2024 15:02