Një furgon është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se mjeti ka qenë në pronësi të Rushti Imerit.
Raportohet se makina ishte parkuar në afërsi të banesës së 58-vjeçarit, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.
Mjeti është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak:
Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/