Yuri Kim dha “ultimatum” për Tom Doshin, KQZ merr vendimin e fundit

Pavarësisht kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim për ish-deputetin Tom Doshi duke e quajtur atë të papërshtatshëm për zgjedhjet e 25 Prillit, KQZ ka vendosur ndryshe.

Mësohet se KQZ-ja ka miratuar ditën e sotme listën shumëemërore të PSD-së së Tom Doshit.

KQZ edhe më herët ka deklaruar se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit që të marrë pjesë në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.