Një 38 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, së bashku me gruan e tij për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai kishte dy mbiemra me të cilët njihej, Lutfi Faslliu dhe Lutfi Demce.
Banues në Konispol, Demçe njihet si një person që kontrollon trafikun e drogës në këtë zonë. Lutfi raportohet se ka probleme me shikimin ndërsa është një person i njohur për autoritetet pasi ka precedentë të mëparshëm penalë.
Çifti kishin një muaj e gjysmë që survejoheshin nga policia. Ata futeshin në tokën greke dhe merrnin emigrantët. Forcat e policisë kanë ndaluar sot automjetin e drejtuar nga 31-vjeçarja, e cila me bashkëshortin po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së. Mësohet se për një emigrant ata merrnin 300 euro, me qëllim tranzitimin e tyre.
Edhe në vitin 2010, ai ishte kapur duke trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë një makinë tip “Mercedes Benz ML”.