I vendosi tritol në shtëpi dhe biznes 54-vjeçarit, arrestohet autori në Burrel, policia i gjen arsenal armësh

Policia e Dibrës ka arrestuar një 42-vjeçar (i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin alternativ ‘Shërbim prove’ ).

Si rezultat i operacionit “Eksplozivi”  u bë arrestimi i shtetasit E. L., 42 vjeç, banues në Burrel, i dënuar më parë për disa vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pasurisë, dhe aktualisht vuante dënimin alternativ ‘Shërbim prove’.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 42-vjeçari, për shkak të një konflikti të mëparshëm me shtetasin A.C., ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpëthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të shtetasit A.C., ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në cilësinë e provës materiale, 42-vjeçarit, iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular.

Ky shtetas, dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel, për të cilin në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe grumbullimin e provave, si dhe identifikimin e kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.01.2024 11:07

Tags: ,