Policia e Quebec në Kanada është në kërkim të një burri që dyshohet se goditi një infermiere në fytyrë sepse i injektoi gruas së tij vaksinën Covid-19, pa pëlqimin e tij.
Burri u përplas me infermieren të hënën në mëngjes në zyrat e një farmacie në qytetin Sherbrooke, rreth 155 kilometra në juglindje të Montrealit, ku ajo vaksionon qytetarët, sipas zëdhënësit të policisë Martin Carrier.
Sipas zëdhënësit, burri u zemërua sepse gruaja e tij u vaksinua në farmaci “pa lejen e tij” dhe goditi infermierin në fytyrë.
Shumë infermierë në të gjithë botën janë sulmuar kohët e fundit ndërsa luftojnë për të kontrolluar pandeminë./albeu.com