I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri

Këtë të mërkurë, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të kryhet, si rezultat i rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi.

“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 8.01.2025 11:13