Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Tiranë pak momente më parë.
Mësohet se nënë e birë janë dërguar me urgjencë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.