I shpallur në kërkim për vjedhje dhe plagosje, arrestohet shqiptari në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Padova.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Milanos për vjedhje dhe plagosje.

Shqiptari u kap gjatë një kontrolli policie kur ishte në makinë së bashku me partneren e tij 23-vjeçare, të cilën e la pas në një tentativë për t’u arratisur nga autoritetet.

Ndërkohë, kur e reja u pyet për 30-vjeçarin, mësohet se ka thënë se nuk e dinte arsyen pse ai u arratis.

Më pas ajo u ndoq nga efektivët drejt një hoteli ku u takua me shqiptarin e shpallur në kërkim, aty ku edhe ky i fundit u vu në pranga.

 


Shtuar 28.06.2023 20:25