I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 1 shtetas, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

25-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. N., 25 vjeç, banues në Shënkoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


Shtuar 20.02.2025 16:31