I shkrumbuan në zjarr makinën luksoze, dyshimet e policisë për “Range Rover-in” e Françeska Jaçes

Mbrëmjen e djeshme, makina luksoze e modeles Francesska Jaçe u gjet e shkrumbuar nga zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”.

Sipas autoriteteve, deri tani dyshimet e para janë që makina luksoze të jetë tentuar të vidhet dhe zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Kjo pasi automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.

Makina e Françeska Jaçe është nder mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro.

Fillimisht policia mendoi për një bombë poshtë automjetit, por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendosur qëllimisht. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 10:03