Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, është marrë zyrtarisht i pandehur.
Ai është akuzuar se i shkaktoi dëm 1.2 mln euro shtetit bashkë me Fatmir Hoxhajn dhe Alban Rulin.
Fatmir Hoxhaj mbante postin e drejtorit juridik në Ministrinë e Financave, ndërsa Alban Ruli ishte përmbarues.
Ata akuzohen se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë.
Gjithçka u bë për një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut.
Në 2021, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.