E pranuan më në fund, Andi dhe Melisa puthen në buzë para gjithë shqiptarëve (FOTO LAJM)

Që prej daljes së dy konkurrentëve nga emisioni “Përputhen”, fansat kanë qenë të sigurt se Andi dhe Melisa janë në një lidhje dashurie, por këta të fundit nuk e pranuan asnjëherë.

Deri ditën e djeshme kur Melisa publikoi këngën e saj të dytë dhe protagonist i videoklipit të saj ishte pikërisht Andi.

Ish-konkurrentët kishin rolin e dy kolegëve që flirtonin dhe kishin ndjenja për njëri-tjetrin. Në fund Andi dhe Melisa puthen me shumë pasion, i cili u përçua menjëherë edhe te publiku dhe fotot e puthjes në buzë kanë pushtuar rrjetin.

Ky do të mbetet me siguri videoklipi më i veçantë për Melisën./albeu.com/

Shtuar 30.04.2021 09:29