I riu vjedh Postën Shqiptare 6 vite radhazi në Përmet, arrestohet pasi dorëzoi detyrën e tij si arkëtar

Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Përmet pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash nga Posta Shqiptare ku para disa kohësh ka shërbyer si arkëtar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjalë për shuma të vjedhura gjatë viteve 2019-2025, periudhë kur i riu në fjalë ishte i punësuar si arkëtar i institucionit.

Të lidhura

None found

Ndërsa bëhet me dije se materialet janë referuar në Prokurori e priten të nisin hetimet për ngjarjen e ndodhur.


Shtuar 1.04.2026 16:06