Iu gjetën bimë kanabisi në stan, arrestohet 39-vjeçari në Përmet

Policia në Përmet ka arrestuar një 38-vjeçar nga fshati Strëmbec, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në afërsi të stanit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 39 vjeç, banues në fshatin Strëmbec, pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në afërsi të stanit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 09:48