I riu shpëton macen nga një puset në Tiranë, reagimi do ju lërë pa fjalë (VIDEO)

Keqtrajtimi i kafshëve ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në Shqipëri. Kemi qenë shpesh dëshmitarë të rasteve të bëra publike ku shihen njerëz që dhunojnë kafshët në rrugë, madje ka dhe nga ata që shpesh edhe i lënë pa ujë dhe ushqim për ditë të tëra.

Madje disa raste janë bërë publike dhe në emisionin “Piranjat’ në Abc, ku së fundmi janë shfaqur qendra e kafshëve në Pogradec dhe Elbasan, ku kafshët trajtoheshin në mënyrë barbare.

Por në Shqipëri dhe në Tiranë nuk ka vetëm person të tillë, ka dhe njerëz me zemër të madhe që shpesh i ndihmojnë kafshët.

Në rrjet qarkullon një video ku shihet një djalë i cili ndal makinën e tij në rrugë për t’i ardhur në ndihmë një maceje e cila kishte ngelur në një pusetë.

Mjafton të shohësh reagimin e maces në fund të videos për të kuptuar se edhe kafshët kanë shpirt dhe ndjenja.


Shtuar 13.11.2022 22:20