I riu në Elbasan kërcënon me thikë një grua 46-vjeçare: Do të vras!

Një i ri 32-vjeçar në Elbasan ka kërcënuar me thikë një grua 46-vjeçare.

Policia e ka proceduar penalisht 32-vjeçarin, ndërkohë që bëhet me dije se tensionet kanë ardhur për motive të dobëta.

Njoftimi:

ELBASAN – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 32-vjeçar ka kërcënuar një 46-vjeçare.

Raportohet se E. C., 32 vjeç banues në Elbasan, me anë të një thike që mbante në dorë, për motive të dobëta ka kanosur shtetasen L. T., 46 vjeçe.

Policia ka proceduar penalisht 32-vjeçarin./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 10:30