I riu hero, shoferi humb ndjenjat, qytetari futet në makinë dhe shmang aksidentin (VIDEO)

Diten e djeshme, një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në Tiranë, kur një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit të automjetit.

Por për fat të mirë në rrugë është gjendur qytetari Lilo Shehu, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur një aksident të mundshëm dhe gjithashtu ka dhënë ndihmën e parë për shoferin.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina është përplasur me një tjetër dhe është përfshirë në tym, ndërsa djali pa e menduar dy herë ka shkuar nxitimthi për të ndihmuar drejtuesin e automjetit.

 


Shtuar 7.03.2025 12:51