I preu rrugën makina e i mori jetën, videoja ku Xubi i Yzberishtit “fluturon në ajër” (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Yzberisht ku humbi jetën 45-vjeçari Fatmir Avdillari.Ai po udhëtonte me motor dhe nga shpejtësia shihet kur u përplas nga një automjet që ndaloi në rrugë.

Avdillari njihej ndryshe edhe si “Xubi i Yzberishtit” dhe konsiderohej ndër personat e fortë të zonës. Së bashku me vëllanë e tij I.A. dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98.

Ata akuzohen për disa vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje. Pasi përfundoi dënimin për vrasje u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat e Yzberisht.


Shtuar 12.05.2021 18:55