Kryeministri i Luksemburgut është shtruar në spital pasi gjendja e tij është përkeqësuar pas prekjes nga COVID-19.
Xavier Bettel do t’i nënshtrohet “testeve dhe analizave shtesë” si n dhe do të qëndrojë nën vëzhgim për 24 orë, thuhet në një deklaratë që lëshoi qeveria dje.
Bettel u testua pozitiv në 27 Qershor dhe tha se kishte vetëm simptoma të lehta, si ethe dhe dhimbje koke. Prej asaj dite ai nisi një periudhë 10-ditore të vet izolimit.
Diagnostikimi i 48-vjeçarit erdhi dy ditë pasi ai kishte marrë pjesë në një samit të Këshillit Evropian me udhëheqës të tjerë të BE në Bruksel.