I pranishëm Macron, Scholz e Borrell, Osmani takon Vuçiçin në Moldavi

Sot pas mesdite është takuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku i pranishëm ishte edhe shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, presidenti francez, Emmanul Macron, si dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mësuar Gazeta Express.

Siç tregojnë burimet, takimi joformal nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta.

Më pas, mes dy presidentëve nuk ka pasur as përshëndetje me dorë.

Po ashtu nuk është dhënë sinjal për ndonjë zgjidhje të situatës në Veriun e Kosovës.

Osmani dhe Vuçiç gjenden në Moldavi, ku po organizohet një samit i liderëve evropianë.

Në mes tyre edhe presidenti francez, Emmnaul Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz që besohet të jenë dy iniciuesit e takimit të shkurtër Osmani – Vuçiç. /Gazeta Express


Shtuar 1.06.2023 20:15