I porsalinduri gjendet i braktisur në -12 gradë, çfarë thuhej në letrën që kishte lënë nëna e tij

Një grua në Alaksë ka gjetur një foshnjë të braktisur në të ftohtë. I porsalinduri ishte në një kuti kartoni, të mbështjellë me batanije dhe pranë saj kishte një letër nga nënë që e kishte lënë atu, ku thoshte se nuk kishte mundësi ta rriste.

Foshnja u gjet në orën 2 të mesditës së Vitit të Ri , me temperaturë -12 gradë.

Roxi Lane banore e Fairbanks, e gjeti kur ajo dëgjoi të qarat e foshnjës.

Në letër shkruhej: “Të lutem më ndihmo! Unë kam lindur sot më 31 dhjetor 2021 në orën 6 të mëngjesit. Linda 12 javë para kohe. Nëna ime më lindi në javën e 28-të. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk kanë ushqim dhe para për të më rritur. Ata kurrë nuk donin të ma bënin këtë. Nëna ime është e trishtuar që më la. Ju lutem më merrni dhe më gjeni një familje. Emri im është Teshaën”

Foshnja u dërgua në një spital lokal ku u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Lane në postin e saj ka shkruar se e kishte gjetur fëmijën në një kuti kartoni pranë kutive postare pranë shtëpisë./albeu.com


Shtuar 4.01.2022 09:23