Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, 17 janar, pranë Drejtorisë së Policisë në aksin Fier-Patos, ku ka mbetur i plagosur rëndë shoferi që drejtonte mjetin.
Ngjarja ka ndodhur pas shpërthimit të gomës së një mjeti të tonazhit të lartë, teksa ai ishte duke ndërruar gomën e automjetit.Mësohet se shpërthimi i gomës goma ka shkaktuar dëmtime të rënda për shoferin. I aksidentuari, Ismet Cjapi është transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fieri, i cili është nën kujdesin e mjekëve.
Burimet policore bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, teksa po hetojnë për zbulimin e rrethanave të plota të ngjarjes.