I përfshirë në 6 rrëmbime, ish-kryebashkiaku meksikan dënohet me 92 vite burg

Jose Luis Avarca, një ish-kryetar bashkie në Iguala ( Meksikën jugore), tashmë po pwrballet me akuzat në rastin e zhdukjes së 43 studentëve në vitin 2014. Ai u dënua të mërkurën me 92 vjet burg për rrëmbimin e gjashtë personave në vitin 2013, sipas burimeve gjyqësore.

Ish-kryetari i bashkisë, 62 vjeç, u shpall fajtor në gjyqin për rrëmbimin në maj 2013 të gjashtë drejtuesve të komunitetit në komunën e tij. Midis tyre ishte Arturo Hernández Cardona, një drejtues i një organizate fermerësh, i cili u gjet i vdekur disa muaj më vonë.

Avarca ishte ende kryetar bashkie kur, natën e 26-27 shtatorit 2014 në Iguala, 43 nxënës të shkollës në Ayotchinapa u zhdukën, një rast që vazhdon të mos zgjidhet plotësisht dhe shkaktoi një protestë të madhe si në Meksikë ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Avarca u arrestua në nëntor 2014, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në zhdukjen e studentëve. Që atëherë ai ka mbetur i burgosur. Studentët u zhdukën brenda natës në Iguala.

Sipas hetimit zyrtar origjinal, të kryer gjatë ditëve të ish-presidentit Enrique Peña Neto (2012-2018), të rinjtë u arrestuan nga oficerë të korruptuar të policisë lokale që punonin me kartelin Guerreros Unidos (“Luftëtarët e Bashkuar”), më pas u qëlluan dhe trupat u karbonizuan, për arsye që mbeten të paqarta. Thuhet se vrasësit besonin se viktimat e tyre ishin anëtarë të një bande rivale. Familjet e të rinjve hedhin poshtë versionin zyrtar. Deri më sot janë identifikuar vetëm tre mbetje./Albeu.com/


Shtuar 18.05.2023 09:46