I përfshirë në 12 vrasje e 10 plagosje, zbulohet “armiku” më i madh i 34 vjeçarit shqiptar të vrarë në Greqi (VIDEO)

Pasditen e  djeshme në Greqi u ekzekutua një 34 vjeçar shqiptar në Greqi i identifikuar si Aris Papa. Ditën e sotme, mediat greke kanë shkruar në lidhje me pistat e mundshme për këtë ekzekutim që tronditi Athinën.

Dyshimet nisën me deklaratën e nënës së viktimës e cila akuzoi me zë të lartë shqiptarët si autorë të këtij krimi të rëndë.

Sipas mediave greke,  “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë.

“Armiku i tij, i cili është i arrestuar, ishte një nga autorët më të njohur të mafies shqiptare, “Mili”, përfshirja e të cilit – edhe pse i burgosur – do të hetohet nga policia” thuhet në shkrim.

Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e djeshme në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës.

Në skedën kriminale, 34-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje. Autorët e vrasjes së shqiptarit ende nuk dihen, por pista po; larje hesapesh mes bandave, pasi më parë u kishte shpëtuar tre atentateve. /albeu.com/


 


Shtuar 31.05.2021 08:42