Lazio do ta nxjerrr në shitje Vedat Muriqin, nëse Lazio nuk kualifikohet në Champions.
Sulmuesi i Kosovës kushtoi 18.5 milionë euro plus bonuset kur u transferua nga Fenerbahce në shtatorin e kaluar, por ka shënuar vetëm dy gola në 25 ndeshje
Sipas La Lazio Siamo Noi, kthimi në Fenerbahce është një opsion i mundshëm, pasi klubit turk po i mungon 26-vjeçari, i cili kishte shënuar 17 gola në 36 paraqitje në edicionin 2019/2020.
Një opsion i mundshëm është edhe Premier League, kur kërkohet nga Burnley, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.