I nxehti ekstrem “gjunjëzon” Indinë, të paktën 54 të vdekur

India është pushtuat nga moti i nxehtë me temperature ekstreme ditët e fundit.

Të paktën 54 persona kanë humbur jetën në shtetin verior të Indisë, Uttar Pardhesh. Times of India shkruan se autoritete po hetojnë nëse vdekjet kanë ardhur si pasojë e temperaturave ekstreme.

Departamenti Meteorologjik Indian javën e kaluar lëshoi një paralajmërim të kuq për mot ekstrem në disa pjesë të vendit, duke përfshirë shtetet e Uttar Pradesh dhe Bihar.

Qeveria e shtetit Uttar Pradesh ka shkarkuar kreun e spitalit më të madh publik të Ballia, Dwakar Singh, pasi tha se vdekjet ishin për shkak të vapës./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 11:29